Përmes një postimi në faqen e Departamentit të shtetit, Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo uron Kosovën për pavarësinë. Pompeo shkruan se të dyja vendet kanë gëzuar një marrëdhënie me vlera të përbashkëta dhe se pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, në urim theksohet se SHBA mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike.
Michael R. Pompeo: Në emër të populli dhe qeverisë së SHBA-së, uroj Kosovës teksa feston ditën e pavarësisë. Për më shumë se një dekadë, dy vendet tona kanë gëzuar një marrëdhënie të bazuar në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimore. SHBA mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike dhe do të vazhdojë që të punojë për mbështetjen e ligjit, luftën nga korrupsionit dhe për rritjen e mirëqenies ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të re për të përmbushur potencialin e saj të plotë, si për qytetarët e vet si dhe për marrëdhëniet me vendet fqinje. Jemi inkurajuar nga ndodhitë e fundit të cilat sinjalizojnë një lëvizje kundrejt lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe marrëdhënieve njerëzore me Serbinë, çka do të shtojë themelet për një progres të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen. I shprehim urimet më të përzemërta popullit të Kosovës dhe presim që të ndërtojmë mbi energjinë e momentit në javët dhe muajt në vazhdim.