Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i shtojnë donacionet për procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit.
Lajmin e konfirmon kryeministri Rama, i cili përmes Twitter falenderon ambasadoren Yuri Kim.
Rama shkruan se Rindërtimi do të jetë një shembull sa i përket transparencës.
“Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin.
Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt“ – shkruan kryeministri në rrjetin social Twitter.
Gjatë Konferencës së Donatorëve, ishte Matthew Palmer ai që bëri të ditura 5 milionë dollarët e SHBA-ve për Shqipërinë. Ndihma këto që mesa duket do të jenë më të mëdha nga çfarë u deklarua në Bruksel.