Strukturat e Monitorimit në Terren kanë vijuar me verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Kundër Informalitetit. Gjatë periudhës 13 – 19 Shkurt 2020, janë kryer 439 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 51 shkelje.
Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë: 6 subjekte të paregjistruara;
9 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 1 tatimpagues bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). 10 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 3 subjekte “biznes i vogël” dhe 7 subjekte “biznes i madh”. 3 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 2 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
12 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. Administrata Tatimore fton dhe nxit të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se monitorimi do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.