Presidenti Hashim Thaçi, si përfaqësuesi i Kosovës në takimin e liderëve të BEs-së dhe Ballkanit Perëndimor tha se ai ulet në atë tryezë me kërkesën për liberalizimin e vizave për qytetarët.

“Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.Në këtë takim do të kërkoj edhe një herë që BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Thaçi.