Marash Kumbulla po zhvillon një sezon shumë të mirë me Verona-n. Paraqitjet e yllit të ri të kombëtares së Shqipërisë, i cili mbush sot 20 vjeç, kanë tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha të Serisë A dhe jo vetëm.
Lojtari pëlqehet nga Inter-i dhe Napoli, por tani është futur në garë edhe Lazio, që e ka ndjekur me shumë vëmendje të mërkurën në ndeshjen e luajtur në Olimpico. Sipas Sport Mediaset, bardhekaltrit mund të nisin kontaktet me Verona-n për të djegur konkurrencën.