Qeveria kroate miratoi sot dhurimin e një milion eurove për Shqipërinë, për përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar që goditi këtë vend, njoftoi sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme dhe Çështjet Europiane, Zdravka Buçiç.
”Këtë fakt, Kroacia do ta bëjë të ditur edhe në konferencën e donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel më 17 shkurt”, theksoi ajo, gjatë një takimi të qeverisë kroate.Pritet që në këtë konferencë, të marrë pjesë kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.Më 26 nëntor 2019, një tërmet me madhësi 6,4 ballë të shkallës Rihter goditi Shqipërinë, duke shkaktuar vdekjen e 51 personave dhe plagosjen e 1 000 të tjerëve.Qeveria kroate u përgjigj menjëherë pas tërmetit dhe dërgoi ushqime dhe lloje të tjera ndihmash për popullatën lokale.Një konferencë donatorësh për tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit në Shqipëri do të zhvillohet më 17 shkurt në Bruksel.