Sot Qeveria do të zbulojë faturën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi në orën 09:30 të paradites së sotme do të mbajë konferencën, ku do të bëjë publik raportin e vlerësimit të nevojave pas tërmetit.
Të pranishëm do të jenë dhe ambasadori BE në Shqipëri Luigi Soreca si dhe koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fatura paraprakisht llogaritet në një miliard euro, por sot do të zyrtarizohet.
Më 17 shkurt në Bruksel do të zhvillohet konferenca e donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.