Nuk ka më dyshime. Supersfida e javës mes Tiranës dhe Skënderbeut do të zhvillohet në stadiumin e ri “Air Albania”. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga klubi bardhe, i cili ka njoftuar gjithashtu se nga sot ka nisur shitja e biletave tek dyqani i “FSHF”-së, pranë ambasadës amerikane.
Tifozeria bardheblu ka në dispozicion tribunën qendrore (W), tribunën karshi (E) dhe tribunën mbas portës nga ana e qytetit ( N ). Tifozeria mike do të ketë në dispozicionin tribunën nga liqeni (V). Për sa i përket çmimeve, bileta më e lirë kushton 500 lekë të reja, ndërkohë që më e shtrenjta kushton 3000 lekë të reja.