Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund të rrinë duarkryq teksa reforma në drejtësi po shkatërrohet nga ana e qeverisë.Sipas Vasilit, Rama po ndryshon ligjet dhe po asgjëson paketën e shtate ligjeve të Reformës në Drejtësi, e cila u miratua nga Parlamenti e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Me insistimin e SHBA dhe BE ne vitin 2016 pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese u miratuan me rrëmbim shtate ligjet qe do te jetësonin reformën në drejtësi.Shtate ligje te pergatitur nga Grupi i Eksperteve te nivelit te larte qe do te miratoheshin pa ndryshime ne Parlament siç u dakordesua nga SHBA dhe BE me Komisionin ad Hoc te Reformës ne Drejtësi.Rama po i zhbën, copeton dhe ndryshon ligjet dhe bashke me to po asgjëson realisht paketën e shtate ligjeve te Reformes ne Drejtesi.
Duke sulmuar egërsisht:-ligjin për statusin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve,-duke i dhënë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë pushtet antiligjor,-Duke miratuar paketën antishpifje– duke miratuar KÇK-duke shkatërruar ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe duke hequr edhe Betimin te Presidenti e duke çuar në postën e lagjes,duke miratuar ligje qe dalin edhe mbi Kushtetutën në mënyrë flagrante është qarte, qe Edi Rama po rrëmben deri ne copën e fundit drejtësinë.Ligjet e reformës shqepen e qepen përditë sipas hallit të ditës se Edi Ramës.SHBA dhe BE nuk duhet dhe nuk mund te pranojnë me nje situate te tille kaq te rrezikshme me drejtësinë.Ato ishin garantët e Reformës në Drejtësi.SHBA dhe BE janë edhe ne Kushtetutën e Shqipërisë për rolin e tyre në Reformën në Drejtësi.Reforma ne Drejtësi është kthyer sot ne një cope leter te ciles Edi Rama i shkul nga nje cope dite per dite sipas hallit te dites.SHBA dhe BE kane detyre te vene gishtin ne plage, te shohin te vertetat ne sy.Duartrokitjet pa fund te tyre janë përdorur nga Rama si alibi për kapjen e drejtësisë.
Shqiptaret janë te zhgënjyer nga ky zbatim i reformes ne drejtesi dhe kane humbur besimin te ajo.SHBA dhe BE duhet te jene ne krah te shqiptareve dhe jo te qeverive qe vijne e ikin.Drejtesia e pakapur dhe qe ndeshkon korrupsionin e tmerrshem dhe kriminalizimin e qeverise kjo eshte ajo qe shqiptaret presin dhe qe SHBA dhe BE jua premtuan atyre kur u miratua Reforma ne 21-22 korrik 2016.Reforma ne Drejtesi eshte ne prag te gremines dhe askush nuk mund te mbylle më syte sepse kjo do te sillte nje kaos me pasoja te paparashikueshme.Ndaj koha per te vepruar eshte tani.Propaganda artificiale dhe lavderimet fiktive plot sheqer ne anglisht dhe shqip e kane helmuar reformen ne drejtesi.