“Mos u panikosni. Nuk duhet të përhapni panik. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar apo konfirmuar me koronavirus në Shqipëri”. Kanë qenë këto fjalët e para të zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Silva Bino në deklaratën e saj për mediat.
Deklarata u publikua në llogarinë “Facebook” të kryeministrit Edi Rama.
Statusi i plotë:
*KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM
*TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM
*MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI GATI TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM E PROFESIONALIZËM TË LARTË. (Lexo.al)