Nuk është lajm të thuash që Barcelona po përpiqet të bindë Kylian Mbappenë. Sulmuesi i PSG-së është dëshira e madhe e katalanasve, por dhe e Real Madridit. Gazetari i El Chiringuitos, Edoardo India, ka deklaruar në emisionin e televizionit spanjoll se drejtuesit kanë folur me babain e tij.

Zyrtarët e Barçës kanë telefonuar disa herë Wilfriedin për ta bindur që të çojë Mbappenë në Barcelonë. Përgjigjja e tij ka qenë e qartë dhe e prerë: “Kylian largohet nga PSG vetëm për të kaluar te Real Madridi”. Një fjali që ka lënë të shtangur drejtuesit e spanjollëve që mund të shohin rivalët e tyre të forcohen shumë me kampionin e botës.