Sot në orët e drekës faqja e UEFA-s në rrjetin social ‘tëitter’ publikoi një video nga inaugurimi i stadiumi ‘Air Albania’ më 26 nëntor. Në vidon 1 minutëshe shihen pamjet fantastike kur impianti 75 mln eurosh hapi dyer për herë të parë, pikërisht në një ndeshje eli minatore të Europianit 2020.
Në postimin e shpërndarë nga UEFA thuhet: “Stadiumi i ri në Shqipëri u inaugurua së fundmi në një ndeshje kundër kampionëve të Botës që është Franca. Ashtu si mbi 60% e stadiumeve kombëtar në Europë ai u financua pjesërisht nga programi UEFAHatTrcik, i cili rishpërndan fitimet nga turnet e UEFA-s për 55 federatat pjesmarrëse.” Kujtojmë se sot në orën 19:00 në stadiumin ‘Air Albania’ do të zhvillohet ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit.