Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë së fundmi një tatuazh të ri. Ajo ka publikuar një foto me anë të së cilës zbulon tatuazhin e veçantë në pjesën e qafës.

Rita ka zgjedhur të gdhendë në lëkurë fjalën shqipe “zog”, e cila ka një domethënie të madhe për të. Këngëtarja ka treguar se kur ishte e vogël, e ëma e thërriste “Zogi mamit”. “Kur isha më e vogël nëna ime më thërriste ‘Zogi i mamit’, që do të thotë zogu i saj i vogël”, shkruan ajo krahas fotos.