Hellas Verona është surpriza e këtij sezoni në Serie A.

Të besuarit e trajnerit kroat, Ivan Juric bënë një përmbysje të pabesueshme duke shënuar dy gola të shpejtë të fund të ndeshjes.

Skuadra e Veronës mposhti me rezultatin 2-1 Juventusin duke i shkaktuar humbjen e tretë skuadrës së Sarrit këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Vendasit luajtën një lojë mjaft të mirë. Ata arritën që në 45 minutat e para të mbajnë portën e paprekur.

Juventus arriti të thyente mbrojtjen e Veronës vetëm në minutën e 65’. Ishte Cristiano Ronaldo spektakolari, ai që fitoi duelin me Amir Rrahmanin dhe shënoi golin e avantazhit për “Zonjën e Vjetër”.

Megjithatë, Verona nuk qëndroi inferiorë dhe arriti t’i japë një goditje bardhezinjve, duke barazuar rezultatin në minutën e 76’, me anë të Fabio Borinit.

Në minutën e 85’ arbitri sinjalizohet nga dhoma e VAR-it pasi kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonuçi preku me dorë goditjen me kokë të mbrojtësit të talentuar shqiptar, Marash Kumbulla.

Nga pamjet filmike arbitri merr vendimin për të akorduar penallti. Ishte veterani 35-vjeçar Giampaolo Pazzini që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Verona numëron 34 pikë dhe ngritët në vendin e gjashtë në Serie A, kurse Juventusi mbetet në kuotën e 54 pikëve. /