Dy superyjet e PSG-së Nejmar dhe Mbape nuk janë larguar të kënaqur nga sfida e sotme kundër Montpejesë.Braziliani u acarua me arbitrin, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë në minutën e 38-ë të takimit. Në pushimin e ndeshjes, 27-vjeçari iu afrua njërit prej gjyqtarëve të takimit në tunel duke i kërkuar shpjegime në gjuhën portugeze. Kur arbitri i kërkoi të përgjigjej në frëngjisht, Nejmar e ofendoi me fjalët:“A flas frëngjisht? B*th*n time!” dhe goditi murin me një objekt në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor Zherom Brisard.
Sjellja e tij dhe shokut të skuadrës Mbape, i cili u zhgënjye pas u zëvendësua në minutën e 68-ë të takimit dhe replikoi me teknikun e tij Tuhel nuk kanë kaluar pa u vënë re nga trajneri i PSG-së, i cili i dënoi veprimet e dy yjeve të ekipit.
“Be patient é o caralho! VSF!’
Neymar revoltado com a arbitragem após o juiz chamar a atenção pela lambreta e tomar amarelo por discutir sobre isso.pic.twitter.com/lpQiKIEjQv
— Doentes por Futebol (@DoentesPFutebol) February 1, 2020