Reai Manaj ndryshoi ekip në merkaton e janarit, teksa vendosi të kalojë nga Albasete, tek Barcelona B.Sulmuesi shqiptar është stërvitur disa ditë me ekipin e parë të Barcelonës, por Setien ka vendosur të mos e marrë në ekipin e parë.Megjithatë lushnjari është në një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur edhe golin e parë me fanellën e katalanasve.

Në minutën e 27’ Manaj ka kaluar në avantazh ekipin e tij, në ndeshjen me Prat në transfertë, me anë të një 11-metërshi.Lojtari shënoi që në debutim një javë më parë për Barcelonën, por goli i tij iu anulua. Megjithatë lojatri është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në fund të pjesës së parë, pas një goditje ndaj kundërshtarit.