Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit. Ditën e djeshme dyshja kanë festuar së bashku Shën Valentinin, dhe përmes postimeve aktorja zbuloi se Marku është shumë romantik dhe i kishte dhuruar një trëndafil të kuq.Dita e “Shën Valentinit” për ta ka qenë e gjatë dhe e hareshme.
Jo vetëm me njëri-tjetrin, por çifti ka festuar në shoqërinë e familjarëve dhe miqve. Rudina ka publikuar në Instastory një video të tyren duke kërcyer valle tradicionale dhe duket se të gjithë janë kënaqur pafund.