Albin Kurti ka zgjedhur Shqipërinë për të zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër i Kosovës. Burime për Report Tv pranë zyrës së kryeministrit të Kosovës bëjnë me dije se Kurti do të vijë në Tiranë javën e ardhshme.

Kurti pritet të takojë kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar. Kurti u votua si kryeministër në Kuvendin e Kosovës 4 ditë më parë, pas rreth 4 muajsh negociata me Lidhjen Demokratike Të Kosovës./shqiptarja