Një vend që nuk i braktis miqtë. Kështu shkruan ambasada italiane në një postim në faqen zyrtare për sensibilizimin e shqiptarëve me popullin fqinj.
“Faleminderit Shqipëri. Një vend që nuk i braktis miqtë”. Ambasada ka postuar edhe një video me pamjet nga cdo qytet në Shqipëri që u solidarizua me dhimbjen e Italisë duke veshur disa institucione me flamurin e fqinjit përtej Adriatikut në shenjë mbështetje. Ndërkohë që dje Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë në luftën kundër koronavirusit.