Një nga qytetaret e Thumanës ka dashur që t’i thotë diçka kryeministrit Edi Rama, lidhur me presidentin Ilir Meta, po kreu i qeverisë e ka ndërprerë duke thënë se nuk do të flasë për të. “Mos na sill ters në Thumanë, iku tersi. Lëre tani. Kot nuk e keni çuar në parlament. Ishim mirë shumë, çna e përmend. Lërja tersin presidencës”, tha Rama.