Bayern Munich e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi e mu ndi 1:0 Schalken, në kërkim të trofeut të 20 rekord në këtë garë. Joshua Kimmich me një gol të bukur vollei në Veltins Arena të martën, u sigurua që Bayerni të mbetet në garë për kupë. Kampioni gjerman udhëtoi drejt Gelsenkirchen me mungesa të mëdha, përfshirë sul muesin kryesor Robert Lewandowski, i cili është lën duar dhe nuk kthehet deri në muajin e ardhshëm, Jerome Boateng, Kingsley Coman, Lucas Hernandez dhe Ivan Perisic.
Por pavarësisht, skuadra e Hanse Flick e dominoi plotësisht kundërshtarin e vet, edhe pse nuk arriti të shënojë më shumë se një herë. Mbrojtësi anësor goditi nga largësia me gjysmë vollei, pas një topi të kthyer nga korneri, duke e mposhtur portierin Schubert në këndin e poshtëm. Ky gol qe i mjaftueshëm për ta dërguar Bayernin në gjysmëfinale Bayerni mbetet në garë për të gjithë trofetë këtë sezon, DFB Pokal, Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve