Tjetër fitore për Bayernin në Bundesligë.Skuadra e Hans-Dieter Flick arriti të marrë pikët e plota në “Allianz Arena” duke  mposhtur me rezultatin 2-0 Augsburgun.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.Fillimisht sulmuesi, Thomas Muller, në minutën e 53’, zhbllokoi ndeshjen duke shënuar për 1-0.Kurse krejt në fund, në minutën e 90’, Leon Goretzka realizoi për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore, Bayern është shkëputur në katër pikë nga ndjekësi më i afërt për titull, Borussia Dortmund.Bayerni aktualisht ka 55 pikë, Dortmundi 51.