Muaji i parë i vitit në vijim duket se do të tentojë të ndryshojë fytyrën e të ardhurave fiskale. Shifrat zyrtare flasin jo vetëm për më shumë të hyra fiskale se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por edhe më shumë se plani. Doganat shqiptare udhëheqin.Duket se nuk do të ketë mundësi të tjera, përveçse realizimin sipas planit të hartuar të të hyrave fiskale nga ana e Shërbimit Doganor Shqiptar. Një plan i detajuar dhe këmbëngulja për të mos u krahasuar vetëm me periudhat respektive të vitit të kaluar por me planin ambicioz të 2020-ës, ka bërë që në janar të shënohen shifra domethënëse.

Nga të dhënat zyrtare shihet se ndikimin në rritjen e të ardhurave në muajin janar e kanë dhënë importet e larta të naftës dhe të birrës, të cilat kanë shënuar rekorde që nga viti 1990Sipas tabelave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat buxhetore për vitin 2020 pritet të jenë 502.7 miliardë lekë në vlerë nominale, me një rritje prej 3.2 % në krahasim me aktin normativ 2019. Parashikohet një rritje ekonomike në nivelin e 4.1 %, ndërsa ministria e Financave dhe Ekonomisë konfirmoi se rritja ekonomike në vitet e fundit ka qenë në trend rritës dhe për vitin 2020 synohet të mbështetet kryesisht nga rritja e konsumit dhe investimeve të brendshme e të huaja.