Dueli i përjetshëm midis dy numrave 10 në historinë e Argjentinës, Diego Maradona dhe Leo Messi, sipas Antonio Cassano e sheh këtë të fundit të mbizotërojë. Në një intervistë të drejtpërdrejtë në Instagram me “Corriere dello Sport”, ish-talenti barez ka thënë fjalën e tij: “Maradona ka bërë diçka që nuk është parë kurrë për 4-5 vite, por Messi ka bërë të njëjtat gjëra për 15 vite. Ai ka shënuar 710 gola dhe ka dhënë 300 asiste. Kur ai luan, Barcelona e nis ndeshjen 1-0. Pra, Maradonën është dikush, që e rrëzoi”.
Një çështje vazhdimësie dhe talenti. Megjithatë, para ardhjes së Messit te Barcelona, ish-sulmuesi i Sampdoria, Roma dhe Real Madridit e pa “Zotin e futbollit” te Ronaldo (Fenomeni), partneri i tij me “Los Blancos”. Pas kësaj ideje ekziston një episod i vitit 2006, një ndeshje kundër Deportivo La Coruna, që braziliani e ka zgjidhur vetë, edhe pse trajneri donte ta zëvendësonte:
“Ne po humbisnim 1-0 në shtëpi, i gjithë stadiumi po vërshëllente veçanërisht atë. Në dhomën e zhveshjes, pas pjesës së parë, trajneri vendos të heqe “Ronnie” për të aktivizuar Van Nistelrooy. Ai e ndalon trajnerin dhe i thotë: Merre me qetësi, ti më nxirr nga loja brenda 15 minutave, nëse unë nuk bëj 2 gola. Minuta e 15-të e pjesës së dytë: 2-1, me dy gola nga Ronaldo. Aty thashë që, nëse ka një zot futbolli, ky është Ronaldo. Pastaj zbulova se Messi është mbi të”.