Në repartet e spitalit “Papa Gjon XXI” ne Bergamo, po luhet drama me e madhe italiane e koronavirus. Gjysma e mijëra pacientëve kanë Covid 19 dhe ditë e natë ata luftojnë për jetën.l “Dhe tani ka edhe shumë të rinj që e kanë të vështirë të marrin frymë”, thote nje mjek.

«Asnjëherë nuk është parë – thotë Dr. Massimiliano De Vecchi – aq shumë barela plot trupa nëpër korridore dhe aq shumë njerëz të sëmurë që vdesin pa thënë asnjë fjalë. Unë jam i moshuar: si student, mendoja se mjekësia ishte më i fortë se kjo që përjetoj”. Dhe shton: tmerrohem teksa shoh që më vdesin ndër duar dhe kur refuzojnë të mbyllin sytë për të fjetur, nga frika se s’do t’i hapin më kurrë.