Çlirim Peka, i njohur për xhevairet që thotë herë pas here, së fundmi i ka propozuar kryedemokratit Lulzim Basha një formule fitoreje.
Përmes një postimi të turpshëm në Facebook, drejtuesi i portalit të Shkëlzen Berishës, i ka uruar vdekjen nga koronavirusi elektoratit të moshuar të PS-së, në mënyrë që të fitojë PD dhe LSI.
Ashtu si edhe në rastin e tërmetit, tani që Shqipëria po kalon momentet më të vështira të viteve të fundit për shkak të koronavirusit, ku 42 persona janë zyrtarisht të infektuar dhe rreth 3 milionë të tjerë në karantinë, Peka nuk i kursen mendimet e tij gjeniale.
Gazetari i “madh” i është drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, teksa i kujton reformën zgjedhore.
“15 mars, urime për reformën zgjedhore. Lëvize bythën Lul se elektorati i opozitës është vaksinuar me gaz lotsjellës. Problem ai i PS, se mosha mesatare mbi 60 vjeç”, shkruan Çim Peka, i cili në fund zgjedh të qeshë për mesazhin shumë të zgjuar që ka dhënë.