Qyteti i Sarandës ka dhënë një shembull fantastik këtë të dielë.
Qytetarët sarandiot kanë zbatur në masën 100% rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria.Në videon e publikuar nga kryebashkiaku, Adrian Gurma, vihet re se asnjë qytetar nuk dallohej ditën e sotme në rrugët e qytetit bregdetar, duke i duartrokitur me qytetarinë e treguar.
Të gjithë kanë preferuar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, ndërsa lëvizja e vetme mund të ishte e dikujt të autorizuar.