Nga Petrit Ruka/
Në kohë të vështira të gjithë duhet t’i japim diçka njeri – tjetrit.
Po ju dhuroj sot një minutë e pesë sekonda art nga ai që është më i çmuar se floriri (po që vlen sa një orë a një jetë) nga thesari im i vogël arkivor që e ka emrin “Kadri Roshi”.
Një interpretim të tij me një poezi të famshme të Lasgush Poradecit, xhiruar në Butrint 23 vjet më parë (1997) gjatë xhirimit të dokumentarit tim “Butrinti i gjallë” kushtuar kësaj legjende të aktrimit shqiptar. Më lart se sa kaq, ka vetëm qiell, thotë një miku im poet për artistë të tillë.
Shikim të mbarë!