Nga Mero Baze
Të gjithë po biem dakord, se më i rre zikshëm se koronavirusi, është përhapja e panikut. Dhe më e ndyrë se përhapja e panikut, është përhapja e qëllimshme e panikut. Në Shqipëri është vetëm një emër që po e bën këtë. Sali Berisha!Facebooku i tij është një makinë paniku që punon 24 orë me li gësi dhe këmbëngulje për të te rrorizuar qytetarët. Postimi i tij i sotëm për një paciente në Durrës që po mbahej aty se nuk kishte ambulancë dhe kishte in fektuar gjithë spitalin, apo ai i një dite më pare, ku sipas tij, të prekurit nga koronavirusi mbaheshin në një pavion më 100 të së murë të tjerë, video e montuar e mjekëve iranianë që vallëzonin, si ilustrim den igrues për Urgjencën e Tiranës etj, janë vetëm pak episode nga beteja e tij e li gë, e pashpirt dhe e pampo shtur, për të kthyer panikun në një ar më v rasëse, me shpresë që bashkë me popullin, do të v rasë dhe armikun e tij Edi Rama.
Ky njeri nuk është i ç mendur. Ka bërë plot çm enduri në jetë, por i ka bërë të gjitha nga ligësia dhe etja për pushtet.Ky njeri nuk është as budalla. Ka bërë plot marrëzira në jetë, por dhe ato i ka bërë nga ligësia dhe etja për pushtet.Ky njeri nuk dë mton askënd përveç vetes në kohë paqe, me ligësinë e tij, me shp ifjet e tij, me su lmet e ulëta dhe gjuhën e n dyrë të ligjërimit politik. Përkundrazi, u bën nder kundërshtarëve dhe zhyt veten gjithnjë e më më thellë në llumin që ka prodhuar vetë.
Por në këto orë të vështira për shqiptarët, kur beteja me koronavirusin ka si a rmik kryesor panikun, ky është kthyer po nga ligësia dhe etja për pushtet, në një gjenerues paniku, për qëllime të liga politike.Për fat, ne kemi një ligj që të penalizon për përhapje paniku në situata të jashtëzakonshme. U aplikuan vetëm si paralajmërim pas tërmetit, dhe patën efketin e tyre.Nuk e di çfarë pret Prokuroria që të mbyllë ligjërisht Facebook-un e Sali Berishës, nën akuzën për te rrorizëm dhe ta vendosë atë para përgjegjësisë ligjore, si përhapës paniku.E kuptoj hijen e rëndë që ka mbi shumë prokurorë liliputë. E kuptoj që nuk e thërrasin dot e ta pyesin, pse v rau më 21 janar apo si va rrosi djali i tij 26 vetë më 2008 në Gërdec.
Por tani nuk bëhet fjalë për karrigen e tij, por për shqiptarët që po bombardohen orë pas ore prej tij me bo mba tymuese, për t’i mbytur nga paniku.Merrni secilin prej postimeve të tij, kë ta mendoni vetë, hetojeni dhe do të zbuloni se është një gënjeshtër me qëllim që të ngjallë panik. I plotëson gjithë kushtet e ngritjes së aku zës për përhapje paniku.Kjo nuk nuk ka lidhje me qëndrimin e opozitës. Opozita zyrtare ka qëndrim korrekt. Lulzim Basha megjithë tepërimet e kuptueshme, nën presionin e Sali Berishës, ka shkuar deri tek budallallëku i m askave të skaduara.Por nuk ka përhapur panik. Nuk ka bërë asnjë thirrje të papërgjegjshme publike dhe mbi të gjitha, nuk ka manipuluar me ndonjë fakt në mënyrë të qëllimshme për përhapje paniku.
Edhe Ilir Meta, që nuk është fort në terezi, ka bërë vetëm një budallallëk të parrez ikshëm, ka ngritur dhe ai një Task Forcë, që ta ketë për të grumbulluar ankesa. Por së paku nuk i kthen ankesat e delirantëve në bo mba paniku.Sali Berisha, i cili po të ishte njeri normal, do vishte bluzën e bardhë e të shkonte vullnetar në spital, ka veshur helmetën e lu ftës kundër mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që po përballen si heronj me koronavirusin.Ai po sh pif orë e minutë ndaj tyre, ndaj punës së tyre, ndaj betejës së tyre, duke shpresuar se sa më shumë shqiptarë të vd esin, aq më mirë është për të.Natyrisht që nuk vjen gjë prej gojës së tij, pasi shqiptarët për fat nuk janë në dorë të tij, por e vetmja gjë që e bën atë të rr ezikshëm, është përhapja e pa nikut.Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej tij, tani që janë përballë dy rre ziqeve, koronavirusit dhe SaliVirusit. Të dy lu ftohen duke i futur në karantinë.