Heidi Klum ka shprehur se është ftohur dhe simptomat e saj janë të dridhura, ethe, kollë dhe hundë e bllokuar.Ajo po shpreson të mos jetë e prekur nga koronavirus, por nuk e ka zbuluar ende sepse dy mjekë që i ka njoftuar për ta vizituar askush nuk i ka shkuar në shtëpi.Klum, 46 vjeç, mungoi në jurin në spektaklin “America’s Got Talent” këtë javë, për të cilën thuhej se vuante nga një ftohje e zakonshme.

Ajo ka bërë një deklaratë në “Instagramin” e saj:“Asnjë mjek nuk ka ardhur këtu, unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që unë kam qëndruar në shtëpi – për të mos infektuar njerëzit e tjerë. Qëndroni të sigurt, të gjithë.Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”, shprehet ajo.