Në një javë, në portalin qeveritar e-Albania 47 281 persona kanë aplikuar për certifikata duke kursyer 2,4 milionë lekë.Gjatë javës së fundit në portalin qeveritar e-Albania janë regjistruar 11 552 përdorues të rinj, 43 459 përdorues të portalit dhe 22 7666 përdorues të shërbimeve elektronike.4291 persona kanë klikuar për vërtetime tatimore të gjeneruar nga biznesi ose 45 ditë kohë të kursyera. Aplikues për shërbimet konsullore për shqiptarët jashtë vendit kanë qenë 10 536.

Shërbimet më të përdorura janë certifikatë familjare, karta e shëndetit, certifikatë personale, konfirmim për gjendjen aktive të mjetit, vërtetim për pagimin e kontributeve për individin.Në një javë ka arritur në 72 934 numri i dokumenteve me vulë elektronike të shkarkuara në portal.