Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në “Report tv”, ku edhe ka folur për masat e marra për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Rama tha se nuk ka ende një ide se sa do të vazhdojë “shtetrrethimi” i vendit për të izoluar kështu fuqinë e përhapjes virusit covid-19.
EDI RAMA: Kush e di, askush nuk e di as në Shqipëri dhe as në ndonjë vend të globit. Të gjithë kanë marrë masa të ngjashme.Ne kemi qënë ndër të parët që kemi marrë masat. Askush se di sa do të zgjasë. Është marrë një masë 2-3 javore me idenë që është kohë e domosdomshme për të ulur kurbën e shpërndarjes. Kam qënë i detyruar që të mësoj nga halli për këtë mortje që ka sulmuar botës. Kam mësuar se asnjë masë nuk e ndal shpërndarjen por vetëm e ngadalësojnë. Me idenë që këto 2-3 javë që ta ulin kubën e shpërndarjes dhe ta kalojnë gjendjen në shtëpi