Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka publikuar një video nga emision italian “Leonardo” në vitin 2015 ku thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm.

Në emër të Lega-s, Salvini kërkon interpelancë urgjente me presidentin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e Jashtëm

“E pabesueshme!

Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit.

Nga Lega interpelancë urgjente me presidentin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e Jashtëm”, shkruan Salvini.

Ndërkohë në emisionin e Rai Tre thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirus. Sipas tyre kjo bëhej për efekte studimi.