Alfred Peza

Në Shqipëri janë përvijuar dy realitete, në lidhje me zhvillimet rreth koronavirusit. Një realitet konkret në terren dhe një realitet virtual. Një situatë konkrete në territor, në qytetet dhe fshatrat e cila po përballohet përmes rrjetit të sistemit shëndetësor në gjithë territorin e vendit e për të cilin raportohet rregullisht dhe me transparencë nga autoritetet zyrtare dhe ato të ministrisë së Shëndetësisë.

E gjithë kjo situatë reale po menaxhohet nga një sistem i tërë mjekësh, infermierësh, specialistësh dhe profesionistësh të të gjitha fushave, e deri tek personeli doganor, i kufirit, policia e shtetit dhe ushtria, që janë në vijën e parë të përballimit të një lu fte frontale me një ar mik real përballë. Kjo situatë jo vetëm në Shqipëri po në të gjithë planetin, e detyroi Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të shpalli sot zyrtarisht, edhe gjendjen e Pande misë Globale.

Krahas kësaj, ka dhe një përpjekje për të krijuar artificialisht, një realitet tjetër. Një realitet të rremë. Një situatë virtuale, që tenton të vizatojë një tablo të përgjithshme ho rrori, që rreket të mbjelli përmes saj tm err dhe pasiguri tek qytetarët, duke i ndërsyer gogolin e fr ikës nga e panjohura. Duke e paraqitur të gjithën këtë si një të vërtetë të vetme, përmes të dhënash të gënjeshtërta dhe dëshmish të manipuluara e tërësisht të pabaza, lehtësisht të verifikueshme e të çmontueshme.

Ky mirazh propogandistik amplifikohet duke u përhapur përmes rrjeteve sociale, studiove të mediave tradicionale dhe redaksive të mediave të reja të internetit. Por dhe nga rrjeti i propogandës së opozitës, e cila drejtohet e instrumentalizohet nga selitë e partive, për tiu servirur opinionit publik si realiteti i vërtetë në terren. Me shpresën se do të nxisin panikun dhe pakënaqësinë në radhët e popullatës, për të dëmtuar politikisht mazhorancën qeverisëse sot dhe për të fituar kredo elektorale për vete, nesër.

Bota na ofron çdo ditë shembuj dhe modele të fitoreve të vogla, që japin shpresë dhe opotimizëm për triumfin mbi të keqen e madhe globale. Prej të cilave kemi të gjithë se çfarë të mësojmë. Qoftë si individë të prekur apo të paprekur. Qoftë si shoqëri që ka të drejta, por edhe detyrime kolektive, në një periudhë të jashtëzakonshme si kjo. E qoftë edhe si pjesëtarë të komuniteteve të profesionistëve të shëndetësisë, të shtetit, të politikës, medias, apo shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interesit.

Trajneri i Liverpulit Jurgen Klopp, i pyetur nga gazetarët në lidhje me koronavirusin dha një përgjigje që  u bë menjëherë virale: “Ajo që nuk më pëlqen në jetë është që për gjëra kaq serioze, të merret mendimi i një traineri futbolli. Nuk e kuptoj këtë, vërtet që nuk e kuptoj. Nuk është e rëndësishme se çfarë thonë njerëzit e famshëm. Jo. Njerëzit që nuk kanë njohuri, si puna ime, nuk duhet të flasin për këtë gjë. Njerëz që kanë kompetencë dhe njohuri duhet t’u thonë njerëzve se çfarë të bëjnë, por jo trainerët e futbollit. Këtë nuk e kuptoj dot. Politikë, coronavirus…”

Morali i kësaj përgjigje është shumë i qartë: Jo gjithkush mund të flasë, të japi mend e të debatojë për gjithçka. Aq më tepër për tema kaq specifike. Kaq profesionale. Kaq delikate dhe me përgjegjësi për shëndetin publik. Për jetën e njerëzve. Për të sotmen dhe të ardhmen e shëndetit të tyre. Është e trishtueshme kur sheh çdo natë nëpër ekranet tona për një epi demi që nuk po i gjendet ende ilaçi në b otë, kushdo që i jepet mundësia të ketë një mikrofon ndezur dhe një kamera përballë.

Një shembull tjetër për përballimin e kësaj situate edhe në Shqipëri, na vjen nga Italia fqinje, ku në Codogno që ishte edhe vatra nga ku nisi shpërndarja e virusit corona, ka zero të prekur në radhët e banorëve të zonës. Në këtë komunë banorët kanë qëndruar prej dy javësh të izoluar duke mos hyrë e dalë. Sekreti i kësaj fitoreje qëndron tek shpirti i banorëve për të qenë të gjithë bashkë për zbatimin me përpikmëri të të gjitha rregullave të vendosura, pa kundërshtime e justifikime. Dhe duke e vijuar jetën ndryshe nga sa më parë vetëm përmes komunikimeve, realizimit të shërbimeve dhe bizneseve online.

Në Shqipëri, shumë qytetarë e kanë marë seriozisht situatën dhe po bëjnë gjithçka për ta përballuar sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të udhëzuara nga autoritetet tona. Por sheh ende skena pakujdesie fatale dhe shkujdesje ekstreme të cilat herët a vonë, mund të krijojnë probleme reale për jetën. Sepse lufta kërkon rregulla, sjellje e disiplinë kolektive. Ajo as nuk është përballuar, e as është fituar ndonjëherë në historinë e njerëzimit me gallata, batuta dhe barsaleta.

Duhet ta kuptojmë të gjithë, se jemi përpara një luftë për jetën dhe jo përballë një loje virtuale, me të vd ekur imagjinarë. Ndaj duhet ta fitojmë atë gjithë bashkë, përmes solidaritetit kombëtar të menaxhuar nga profesionistët. Të mos e lemë të ardhmen tonë, në duart e sharlatanëve e spekullantëve gjithfarësh, që e kanë biznes lulëzimin e tyre në situata lufte si kjo, në kurriz të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.