Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA) po mendon të kërkojë zyrtarisht ndërprerjen e kampionatit anglez, duke parë situatën alarmante të krijuar nga përhapja e Koronavirusit në Angli dhe në pjesën më të madhe të Europës.

Kreu i sektorit europian të Shoqatës Botërore të Futbollistëve Profesionistë, Bobi Barns, rrëfen për “Telegraf” se futbollistët e Premier Ligës po mendojnë të bojkotojnë kampionatin nisur nga përhapja e virusit vde kjeprurës.

Duke marrë shembull nga Italia, ku është ndërprerë kampionati i futbollit dhe qeveria ka urdhëruar ndalimin e fluturimeve dhe aktiviteteve publike etj, futbollistët anglezë duan të ndjekin të njëjtën rrugë në mënyrë që të shmangin infektimin dhe përhapjen e Koronavirusit.