Nga Endri Kajsiu/
Ajo që nisi me tone kërcënuese dhe betim tek Zoti, përfundoi me shfaqje qesharake që vështirë se mund t’i gjesh edhe në skenarët e estradës. Ilir Meta zgjodhi sot të vetëshpallë aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ia valëvitur flamurin mirë e mirë.Aq i pabesueshëm në këto veprime, saqë u desh të reagonte vetë ambasadorja e SHBA për t’u distancuar dhe duke kërkuar indirekt që simbolet e shtetit të saj të mos puthen për mitingje. Aq më pak nga Ilir Meta.I vetmi lajm që duhet marrë seriozisht nga ‘show’ që na dhuroi presidenca, është sjellja e Metës si lider i opozitës. Në fakt, ai pati një performancë të suksesshme kur mendon që mori duartrokitjet e demokratëve në shesh pas çdo fjalie. Dhe mbi të gjitha, nuk stonoi në teksa këndoi himnin e flamurit. Por kjo nuk ishte fitorja e tij e parë përballë Bashës. Ilir Meta mund të ketë bërë prova që prej nëntorit për ta kënduar himnin siç duhet, duke marrë parasysh se mitingun e ka njoftuar prej muajsh të tërë.
Përtej këtyre, paneli që Meta kishte përzgjedhur të fliste ishin njerëzit që dikur i shkonin Bashës në çadër. Ishte Bujar Kapexhiu që bënte thirrje për dhunë në 30 qershor. Apo Neritan Liçaj dhe Edmond Budina që dikur pritën Bashën në Teatër dhe ia dorëzuan flamurin e protestës duke bërë thirrje që opozita e tij të mbështetej hapur.Dhe nëse prezenca e tyre në krah të Metës ishte thjeshtë një rastësi, ka ngjarje të tjera që duhet ta trembin Lulzim Bashën për marrjen e lidershipit opozitar.Nëse nuk e vutë re, Argita Berisha thyu të gjitha pritshmëritë e protestës. Vajza e ish-kryeministrit jo vetëm që mori pjesë në tubimin e thirrur nga Meta, por e reklamoi atë gjërë e gjatë në rrjetet sociale përmes të shoqit. Një veprim ky që s’e ka bërë kurrë për tubimet e PD-së, as kur e drejtonte i ati dhe as Basha.Të gjithë këtij mozaiku, iu bashkua vetë Berisha që tha se mitingu i Presidentit shënon rënien e Edi Ramës. Mesa duket edhe vetë Berisha i ka humbur shpresat tek i emëruri i tij në krye të PD-së.Ilir Meta duket se e nisi me këmbë të mbarë fushatën e tij për të marrë drejtimin e opozitës. I duhet vetëm të ruajë zërin për himin dhe të mos ‘krruhet’ me flamurin amerikan herë tjetër. Pa Basha siç ka ardhur, edhe mund të ikë.