Nesër mbi vendin tonë do të vijojnë që të ndikojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të kushtëzojnë vranësira të dendura dhe reshje shiu herë pas here me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv.Këto kushte atmosferike do të mbeten deri në mbrëmje kur kemi përmirësim të përkohshëm të motit. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1 °C zonat verilindore deri në 20 °C jugperëndimi i vendit. Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa.Ishujt Britanikë dhe Brigjet e Egjeut vijojnë me mot te kthjellët. Por vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore dominojnë pjesën më të madhe të Europës, ku më problematike situata paraqitet në Gadishullin Iberik për shkak të shirave të dendur dhe stuhive të erës.