Qëndrimet e ndryshme për taksën ndaj Serbisë, kanë bërë Kurtin dhe të dërguarin e SHBA Richard Grenell të ftohen dhe distancohen, kjo ndodh vetëm me kryeministrin e Kosovës.Nga ana tjetër Grenell duket se sheh të mirën tek qeveria e Kosovës, ku e cilëson Isa Mustafën, kryetarin e partisë në koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje si udhëheqës të gu ximshëm.Në fakt shkak do të ishte një statusi i Isa Mustafës ku shkruante se ishte i vetmi që i kishte dalë kundër tarifës së vendosur nga Haradinaj pasi nuk kishte arsyetim ekonomik dhe ishte vetëm për të mbrojtur dështimet në politikën e jashtme. Grenell e vlerëson Mustafën për këtë qëndrim duke i bashkëngjitur mendimit të Mustafës se heqja e tarifave ditën e nesërme do të ishte fillimi i shkëlqyer për të bërë progres.Kurti dhe Grenell kanë përplasje sa i përket taksës 100% ndaj mallrave serbe, pasi kryeministri i Kosovës do e heqë atë fillimisht pjesërisht dhe plotësisht vetëm kur Serbia të tërhiqet nga fushata e mosnjohjeve. Ndërkaq i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë Serbi ka kërkuar që taksa të hiqet pa reciprocitet por menjëherë.
Statusi i plotë:Mendim shumë i mirë. Isa Mustafa është një udhëheqës i gu ximshëm. Heqja e tarifave nesër do të ishte një fillim i shkëlqyer për më shumë progres dhe do t’i përshpejtonte gjërat. Por zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifat të hiqen.