Mero Baze
Ilir Meta po investohet gabimisht prej gati dy vitesh, t’iu mbush mendjen shqiptarëve, që SHBA nuk është e informuar si duhet për atë që po bëhet në Reformën në Drejtësi.Si fillim kishte gjetur dhe ar mikun. Ishte Ambasadori Donald Lu me të cilin prej vitit 2016 hyri në një lu ftë të hapur, e cila nuk de gradoi publikisht, fal qetësisë së ambasadorit. Ndaj tij pati su lme politike, diplomatike dhe personale. U aku zua fillimisht si një “I infiltruar” I Soros në administratë, pastaj si një I blerë nga Edi Rama dhe në fund dhe si një I ko rruptuar .Beteja vazhdoi më pas dhe më të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë në pritje të ambasadores Yuri Kim. Ajo u përjashtua nga protokolli I një takimi me ambasadorë të Perëndimit, vitin e kaluar, në kulmin e kr izës politike, së bashku me ambasadorin italian, pse rekomanduan Venecian si arbitër të zgjidhjes së kr izës së 30 Qershorit.Kjo histori po vazhdon dhe me ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila duhet të jetë shumë e hutuar që ende pa shkelur në Shqipëri, është vendosur në shënjestër me aku za parafabrikate që u janë përsëritur paraardhësve të saj.
Kjo I ndodhi sapo ajo reagoi kundër ke qpërdorimit të flamurit amerikan në një betejë antiamerikane, siç ishte mitingu I Ilir Metës.Problemi I Ilir Metës është I thjeshtë dhe I qart. Ai nuk e ka mbështetjen e SHBA në betejën e tij kundër “Reformës në Drejtësi”. Dhe në këtë aspekt, ai nuk ka asnjë mbështetje as shqiptare dhe as perëndimore në kauzën e shpikur të “grushtit të shtetit”. Populli I marrë hua në boulevard është tregues I nevojës për opozitë por jo për paranojat e Ilir Metës.Nëse ai do që të ketë sukses në betejë e tij, ai duhet të jetë I vërtet. Dhe i vërtet është të jetë ashtu siç perceptohet, si një lider antiamerikan dhe antiperëndimor që po lufton për pavarësinë e Shqipërisë nga Perëndimi, kundër “republikës së Ambasadorëve”, të cilët shikohen si një fatkeqësi që po instalojnë një sistem drejtësie të pasigurt për të dhe kastën e tij politike.Kjo është një betejë reale, një betejë për hallin e tij. Kjo është ajo që Ilir Meta do dhe ajo që shqiptarët, por dhe amerikanet, francezët, gjermanët apo italianët, shikojnë tek Ilir Meta.Të gjithë ata që mbështesin Ilir Metën e besojnë këtë gjë, por jo ata që ishin në shesh se ata janë demokratë dhe dalin se kanë mbetur rrugëve.Ilir Meta mund të ketë një pakicë që e mbështet në këtë histori. Është mire të merret me atë pakicë, ta mobilizoj për lu ftë, ti indoktrinojë me këtë ideologji të re të tij dhe të kthehet në një pakicë politike e përfaqësuar dhe në parlament në zgjedhjet e ardhëshme. Kjo është e vetmja gjë e vërtet e tij.Kjo pëprjekja e tij për të lu ftuar “me miell hua”, duke marr mbështetës demokratë për një kauzë antiperëndimore, apo për të nis një betejë me amerikën duke tundur flamurin amerikan në tribunë, e bëjnë jo vetëm qesharak, por dhe fri kacak, që nuk ka për ti shkuar askush nga pas.
Shqipëria edhe pse vend pro perëndimor ka si çdo vend një pakicë antiperëndimore. Por politikanët tanë janë hipokritë dhe nuk duan të identifikohen me të, se e dinë që është pakicë. Në kushtet ku gjendet Ilir Meta, ajo është e vetmja gjë e vërtet që mund të bëj.Nuk ka pse përgjon Etildën pse ha drek me ambasadoren e çfarë biseduan. Ato mund të kenë bërë dhe muhabete grash, mund të kenë folur për fëmijët apo vjehrat, dhe thjeshtë kanë postuar një lajm për ti treguar Ilir Metës se nuk mendojnë si ai. Pasi e vërteta është, se ato kanë drekuar, thjeshtë për ti treguar Presidentit, se SHBA nuk mendon si ai.Tani Presidenti mund ta ndal këtë fushatën që sqaron vazhdimisht SHBA se e ka gabim për atë që mendojnë për Ilir Metën. Është mirë të bëj betejën e tij, atë që ka në mendje dhe atë që mendon vërtet kundër SHBA dhe BE, lidhur me “Reformën në Drejtësi”. Mund të ketë plotë mbështetës për këtë.Por nuk ka pse lu fton që të jetë dhe me SHBA dhe me BE, dhe kundër Reformës në Drejtësi edhe pro shpikjes grushtit të shtetit, edhe kundër Lulzim Bashës dhe me demokratët…I mjafton beteja e vërtet që po bën kundër Reformës në Drejtësi dhe mbështetësve të saj, për të pasur një pakicë besnike pas vetes.