Migjen Basha prej fillimit të këtij sezoni ka lënë Europën dhe është transferuar në Australi për të kaluar momentet e fundit të karrierës te skuadra e Melburn Viktori. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë të gjatë për “Tuttomercatoweb”, ku tregon për periudhën që po kalon në karantinë dhe të shkuarën e tij në Australi.
Migjen, përvoja australiane po has në disa pengesa.
“Po, unë jam në karantinë. Një ekip i Zelandës së Re luan në kampionatin Australian. Ne fluturuam në Uellington të dielën e kaluar për ndeshjen dhe ironia e fatit ishte që qeveria vendosi ligjin se kush vjen nga vendet jashtë Australisë duhet të karantinohet për 14 ditët e ardhshme. Ndërsa pjesa tjetër e kampionatit luhet pas dyerve të mbyllura. Sa i përket pjesës tjetër gruaja ime mund të dalë jashtë, si dhe fëmijët. Frika ende nuk ka mbërritur, këtu nuk janë shumë raste. Ndërkohë, si masë paraprake, shkollat janë mbyllur”.
Çfarë ju dërgoi në Australi?
“Unë po ju them të vërtetën: në fund të karrierës time, gjithmonë kam menduar të kem një përvojë të këtij lloji dhe kam qenë me fat që erdha këtu sepse kur ata më propozuan, unë akoma kisha një kontratë në Greqi. Endërpreva atë dhe u transferova me familjen. Duhet të them që nuk pendohem aspak për këtë zgjedhje.”
Cilat janë përshtypjet tuaja për futbollin australian? A është një mjedis stimulues për të luajtur futboll?
“Fatkeqësisht në Evropë njerëzit mendojnë se futbolli në Australi nuk vlen asgjë. Në realitet ka lojtarë dhe ekipe që kanë cilësi dhe fizik. Këtu nga fillimi deri në fund askush nuk e kursen veten, ai gjithmonë kërkon fitore dhe ndodh që shumë ndeshje të përfundojnë me shumë gola dhe përmbysje.”
Ju gjithashtu luani në Ligën e Kampionëve Aziatikë. Cili është niveli i futbollit aziatik?
“Ne bëmë një mrekulli në eliminimin e Kashima Antlers në raundin e tretë të kualifikimit nga atje u kualifikuam në fazën e grupeve. Kujtojmë që ata luajtën në Kupën e Botës së klubeve kundër Real Madrid një vit më parë. Duhet të them se ka ekipe shumë të forta teknikisht me lojtarë interesantë. Luajnë me intensitet të madh “.
Në Itali alarmi i fortë prej koronavirus po shqetëson jetën e njerëzve dhe rrjedhimisht edhe futbollin. Cila është situata në Australi?
“Unë po ndjek atë që po ndodh në Itali dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt. Italia do të ngrihet përsëri dhe do të jetë në gjendje të luftojë virusin. Nuk ka shumë raste këtu për tani, por shteti planifikon të mbyllë aeroportet , shkollat, etj për ta parandaluar “.
Cilat janë qëllimet tuaja në të ardhmen? A do ktheheni në Evropë?
“Unë nuk mund të them. Jam 33 vjeç dhe kam një kontratë deri në vitin 2021 dhe do të plakem për Evropën(qesh). Por unë do të doja të luaj futboll për aq kohë sa argëtohem përtej kategorisë. Unë nuk do të pushoj.”
Çfarë mbresash ju la eksperienca në Itali?
“Italia më dha gjithçka. Unë mbërrita 19 vjeç dhe u rrita vetëm. Kjo më bëri të kuptoj se si është jeta. Kurrë nuk u dorëzova, thoja gjithmonë me vete që dua të luaj futboll në Itali dhe mendoj se e bëra sepse fillova nga Serie C te Lukeze për të arritur te Torino dhe gjithashtu kombëtarja shqiptare. Për këtë do të jem mirënjohës për Italinë përgjithmonë dhe nuk mund të pres që të kthehem për një udhëtim dhe të gjej kaq shumë njerëz që takova. Ah, pranoj që më mungon edhe ushqimi italian”, përfundoi Basha.