Komiteti Olimpik i Italisë ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive deri më 3 prill.Në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së Koronavi rusit, në Itali janë ndaluar të gjitha evenimentet sportive.
Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik i Italisë.Më herët masa kishte marrë edhe Serie A, duke anuluar ndeshje të caktuara, por kampionati rifilloi këtë fundjavë.Tashmë, me vendimin e ri, gjithçka do të jetë e pezulluar deri më 3 prill.