Mero Baze

 

Ushtria më e disiplinuar e shqiptarëve kundër hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, u gjet e hutuar dhe po ashtu e mërzitur nga vendimi i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. 

Hutimi ndoshta u ka ardhur se kishin varur shpresat tek fushata propogandistike e tipit Fatos Lubonja që përmes shkrimeve në gazetat e vendeve skeptike për hapjen, siç është Hollanda, të shpresonin në një vendim negativ. 

Por përkundër hutimit, shqetësimin dhe mërzitjen për kushtet e kanë të drejt. 

Kushtet kanë zhbërë në fat gjithë betejën e sajuar kundër hapjes së negociatave me BE, nga opozitarët tanë.

Kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Verut në vjeshtën që shkoi, Franca I mohoi hapjen e negociatave për problemet e saj, këta njerëz që sot flasin për kushtet, e lexuan atëhere bllokimin, jo si problem I Francës, por si problem I Shqipërisë. 

Fillonin numuronin kushtet si probleme, ndërkohë që kushtet ishin vendosur për tu hapur negociatat dhe jo për të mos u hapur. Se kushtyet janë detyra dhe ato nuk janë as dhjetë as 15 sa lexojnë këto por mijëra deri në antarësim. 

Ata që vendosën kushtete na dhanë dritën jeshile. Ata që nuk vendosën kushte, por vendosën veton, na penguan.

Në atë kohë Sali Berisha, i bëri një letër të hapur falenderuese Presidentit Macron që përdori veton. Shpresoj mos t’ia ketë përkthyer njeri Maxcronit, se do jetë çuditur shumë, për arsyet që Sali Berisha i kishte shpikur Macronit për veton e tij. Vetoja e Macronit ishte problemi i Macronit dhe jo I Shqipërisë.

Sidoqftë kthesa pozitive e Macronit me Shqipërinë nisi jo sot, por mbi të gjitha pas tërmetit shkatërrimtar, kur Franca dhe personalisht Presidenti Macron tejkaluan gjithë Evropën së bashku, në gatishmërinë për ti ofruar ndihmë Shqipëisë. 

Sot ai thjesht ka bërë më të sigurtë dhe më të fortë miqësinë e Francës për Shqipërinë.

Sot Sali Berisha është i lirë ti bëj fletrrufe, por përsëri do ti duhet një përkthyes I mirë Macronit, t’ia shpjegoj përse e lavdëron dhe malllkon ky njeri presidentin Francez, kur urrejtjen e ka me Shqipërinë dhe jo me atë.

Pra ti biem shkurt, nuk kane qenë kushtet ato që penguan Shqipërnë për negociatat. Negociatat për fatin e keq të opozirtës, nuk u frenuan as nga molotovët, as nga braktisja e parlamentit as nga bojkoti i zgjedhjeve, që janë ngjarje shumë të rënda politike. Thjeshtë revolucionin e tyre nuk e përfilli njeri, siç nuk do të përfillte as revolucionin e ri të Ilir Metës.

Shqipëria nuk ka bërë asgjë ndryshe nga vjeshta në Prill, por ka ndryshuar qasja e BE ndaj saj dhe Maqedonsië së Veriut. Dhe për këtë u jemi mirënjohës.

Por përqëndrimi i menjëhershëm i gjithë fytyrnxirëve të Shqipërisë sot tek kushtet, është e vërteta e madhe.

Po. Kushtet janë arsye për tu shqetësuar për ta. 

Kushtet janë koncentrati i gjithë betejës së tyre politike kundër negociatave. Kushtet janë arsyet që ata nisën revolucionin vjet në pranverë. Kushtet janë arsyeja që ata dolën nga parlamenti dhe zgjdhjet. Kushtet janë arsyet pse Presidenti u çmend dhe bllokoi Gjykatën Kushtetuese. Se kushtet fillojnë e mbarojnë me Reformën në Drejtësi dhe pasojat e revolucionit të tyre.  

Kushtet kërkojnë Gjykatë Kushtetues e Gjykatë të Lartë, vendosje të shtetit së drejtës dhe tejkalim të problemeve politike të shkaktuara nga papërgjegjësia e revolucionit pranverës kaluar. 

Dhe për opozitarët e negociatave,  nuk është tmerr hapja e negociatave, por plotësimi i kushteve. 

Kur ato të plotësohen ata do të jenë dhe më të pashpresë, më të pafat, dhe më të mundur. 

Por dhe sot boll të tillë duken. 

Kur Shqipëra të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE do të kenë kaluar disa vite. Ndoshat në pushtet nuk do të jetë as Edi Rama, por është e sigurt se Sali Berisha mund të mos jetë fare mbi dhe. Deri atëhere nukj më garë dhe politikë me hyrjen në BE. Ka vetëm punë. Negociatat janë hapi I parafundit drejt hyrjes në BE. Edi Rama hodhi dy hapa të rëndësishëm, marrjen e statusit si vend “kandidat për anëtar” dhe hapjen e negociatave.  Hapi i fundit zgjatë shumë. 

Ndaj dhe gjëja më e tmersme për kundërshtarët e evropianizimit në Shqipëri, janë këto kushtet. Se ky brez politik do përjetoj vetëm kushtet, jo antarësinë. Ato kushte do të ndryshojnë më shumë se çdo gjë tjetër historinë e kësaj opozite. 

Ndaj dhe mërzitja e tyre është logjike dhe jam I bindur që thonë me vete: “mirë që hapën negociatat, por këto kushtet pse i vunë” . 

Se ato kushtet në fakt, nëse duam të themi të vërtetën, janë më të mira se negociatat. 

Ato lënë pa frymë dhe pa shpresë, ata që thonë se dështoi Reforma në Drejtësi, ata që shpresojnë, se pushteti merret me revolucion dhe ata që mendojnë se duke bojkotuar zgjedhjet, apo parlamentin, gjunjëzojnë shpresën evropiane të Shqipërisë.