Si prind, jeni të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve tuaj dhe është e natyrshme që ndërsa shumë prindër dëgjuan për koronavirusin, ishin më tepër të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve. Pra, është e natyrshme që prindërit të shqetësohen.
Ne jemi akoma duke mësuar për këtë virus të ri, ka shumë gjëra që nuk dimë akoma për shembull, si përhapet, sa serioz mund të jetë, ose si ta trajtojmë. Fakti që aq shumë është i panjohur është një pjesë e madhe e asaj që e bën edhe më të frikshëm. Por ka gjëra që ne dimë, në lidhje me këtë virus dhe viruse të tjera të ngjashme, që mund të na ndihmojnë t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt dhe mirë.
Të gjitha këshillat e mëposhtme supozojnë se ju dhe familja juaj nuk keni udhëtuar kohët e fundit në një zonë ku ka raste të njohura të koronavirusit, ose keni pasur një ekspozim tjetër të mundshëm.
Prindërit gjatë kësaj kohe duhet të jenë të informuar dhe të dëgjojnë këshillat e ekspertëve të shëndetit publik në zonën tuaj dhe të mos frikësoheni nëse fëmija juaj, dikush tjetër në familjen ose komunitetin tuaj ka një kollë dhe ethe. Diçka tjetër e rëndësishme është që të ndjekim të gjitha masat e përshkruara nga ekspertët e shëndetit.
Sigurohuni që të gjithë në familje të lajnë duart e tyre! Përdorimi i sapunit dhe ujit dhe larja për 20 sekonda është e rëndësishme.
Duhet t’i mësoni fëmijët të përdorin dizifektuesin e duarve i cili duhet të jetë i përshtatshëm për lëkurën e tyre. Diçka tjetër që duhet të bëni është të inkurajoni zakone të shëndetshme për fëmijët tuaj, për shembull si të ushqehen shëndetshme, të ushtrohen dhe të flenë mjaftueshëm. Kjo ndihmon për të mbajtur të fortë sistemin imunitar të fëmijës tuaj. Gjithashtu, është e rëndësishme që fëmijët të jenë të vaksinuar për gripin e zakonshëm.
Mësoni fëmijët të mos prekin gojën, sytë ose hundët me duart e tyre. Kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet por është shumë e rëndësishme që ata të mësohen. Ekspertët e shëndetit thonë se fëmijët duhet të qëndrojnë sa më larg të jetë e mundur nga personat e sëmurë.
Ndër të tjera ekspertët e shëndetit publik dhe psikologët e fëmijëve thonë se mbani mend se shenjat paralajmëruese janë shumë të rëndësishme, për të qenë të kujdesshëm. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të komunikoni me mjekun tuaj nëse fëmija ka kërko shenja, ose ka diçka që e shqetëson.
Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se ka shumë dezinformata që qarkullojnë dhe shqetësimi i prindërve mund të bëhet edhe më i madh, kështu që e rëndësishme është që të gjitha këshillat dhe sugjerimet mbi shëndetin t’i merrni nga burime të besueshme. (Harvard Health)