Një familje është gjendur sot në Shërbimin In fektiv pranë QSUT, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë për të telefonuar në numrin unik 127. Disa portale e kanë raportuar ndërkohë që në emisionin e saj Tempora, Sonila Meço është ofruar që të japë ndihmën e saj për këtë familje dhe në të njëjtën kohë të vërtetojë nëse vërtet shërbimi i urgjencës 127 përgjigjet në kohë.Menjëherë direkt në emision i kanë telefonuar 127, ku është përgjigjur në çast operatori.
I pyetur përse nuk ishte përgjigjur më herët, operatori i Shërbimit të Urgjencës është përgjigjur se kërkonte ndjesë për pritjen “që ka zgjatur vetëm 1 minutë”, por kjo ka ndodhur për shkak të fluksit të madh të telefonatave.Kujtojmë se në numrin 127 është trefishuar numri i telefonatave nga qytetarët e shqetësuar. Ndërkohë episodi i sotëm live në emisionin e Sonila Meços, ishte edhe një herë konfirmimi i menaxhimit të mirë që shërbimet e Urgjencës Kombëtare po i bëjnë situatës së krijuar.