Situatë tepër e komplikuar në Itali për shkak të Korona virusit. Ekipi i të rinjve të Interit ka vendosur të tërhiqet nga Youth League.Nëpërmjet një komunikate për shtyp, bëhet me dije se zikaltërit nuk do të marrin pjesë në ndeshjen ndaj francezëve të Ren, sfidë kjo e vlefshme për 1/8-at e Championsit për të rinj.Edhe pse Interi tashmë rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë, nuk do t’ia dijë dhe ka marrë këtë vendim. Veç kësaj, zikaltërit kanë lajmëruar ndërprerjen e aktivitetit në sektorin e të rinjve, pra duke mos marrë pjesë në asnjë aktivitet.