Frika nga Korona virusi ka bërë që shumë të famshëm të anulojnë koncertet. Vetëm ditën e djeshme reperja e njohur Loredana bëri me dije se koncerti i saj në Zvicër ishte anuluar, sepse nuk lejoheshin më shumë se 1000 të pranishëm, për të shmangur turmat e mëdha të njerëzve.Së fundmi një tjetër këngëtar i njohur shqiptar ka bërë me dije se për shkak të Koronavirusit ka anuluar disa koncerte. Në një intervistë për “Cult” të “Kosova Press”, ai u shpreh se ndjen keqardhje për situatën e krijuar në vend.
“Këto festat e marsit, të cilat fatkeqësisht janë anuluar për shkak të Korona virusit që është përhap, dhe më të vërtetë është për të ardhur keq sepse me frikë dalin njerëzit”, tha Shpati.