Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i ka drejtuar një ap el qytetarëve që të zbatojnë masat mbi higjenën personale, dhe në rast se kthehen nga zonat e konsideruara të kuqe, të vetëkara ntinohen dhe të njoftojnë në numrin 127. Manastirliu ka kërkuar nga qytetarët mos frekuentimin e spitaleve pa u vizituar më parë nga ekipet e urgj encës në shtëpi.

“Janë konfirmuar dy rastet e para me COVID -19, dy qytetarë 54 vjeç dhe 28 vjeç banues në Tiranë, rast i importuar që ka udhëtuar nga Firence në Shqipëri, ku ka hyrë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në 26 shkurt, ndërkohë që babai është rast i konfirmuar si kontakt i ngushtë.

Është kontaktuar urgj enca kombëtare menjëherë sipas protokolleve janë marrë mostrat, kanë patur shenjat klinike, janë dërguar në laborator e kanë rezultuar pozitiv, menjëherë janë kryer identifikimi, izo limin e kontakteve të ngushta përgjatë natës, kanë marrë mostrat e kontakteve për analizë dhe tashmë kontaktet janë të iz oluar.
Ndërsa dy qytetarët janë dhe po marrin shërbim pranë Inf ektivit në QSUT.

Dua të bëj disa thirrje, qytetarët të ruajnë qetësinë, ekipet e ur gjencës janë në gatishmëri dhe në spitale. Mjekët e infermierët janë në ballë të kësaj situate. Cdo ore ka perforcim te masave, do informoheni edhe per masat e mevonshme qe do marrim ne varesi te situates dhe shkalles se rr ezikshmerise. Nëse kanë shenja gripi të telefonojnë në numrin 127 dhe ta bëjnë këtë pa vonesë. Të mos vijnë në spitale e urgj enca, pa patur shenja klinike e s’janë vizituar nga ekipet e urgj encës. Virusi nuk shpërndahet nga ajri, por kontakti”, tha ajo.