Pas pezullimit t¡ takimeve në Partinë Socialiste, pezullohen edhe punimet e Kuvendit, në kuadër të masave për koronavirusin. Lajmi bëhet i ditur nga Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili shkruan se në këtë situatë emergjente duhen respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Për shkak të përhapjes së koronavirusit, Partia Socialiste ka pezulluar të gjitha takimet partiake.
Mesazhi i Ballës: KUVENDI I SHQIPËRISË NUK DO TË MBLIDHET NË SEANCE PLENARE, NË KUADËR TË MASAVE TË DOMOSDOSHME PËR SITUATËN E EMERGJENCËS. Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH. ? FRIKË JO, KUJDES PO! ? MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH? #tëBASHKUAR #njëSHTETnjëFAMILJE