Ekipi i agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së virusit COVID-19 dhe po punon me autoritetet e shëndetësisë përmes zyrës vendore të Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania (OBSH) në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë për shtyp bëhet e ditur se situata kërkon nga të gjithë qytetarët që të ndjekin udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet respektimit të këshillave të higjenës dhe në rast shqetësimesh të kontaktohet me numrin e urgjencës shëndetësore 127.

“Masat që janë marrë nga Qeveria janë të nevojshme për të frenuar përhapjen e virusit. Në këtë situatë, me rastet e para të COVID-19 të konfirmuara në Shqipëri është normale që njerëzit të shqetësohen, por për sa kohë që aplikohen masat e këshilluara, nuk ka arsye për panik”, thuhet në deklaratë. Sipas udhëzimeve të OBSH-së, OKB në Shqipëri jep disa këshilla për t’u ndjekur ndërsa publikon edhe disa faqe ku secili mund të marrë informacion mbi masat që duhet të ndjekë për të parandaluar përhapjen. Informohuni: është shumë e rëndësishme që njerëzit të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me sëmundjen, mënyrën se si transmetohet virusi dhe si mund të mbahet në kontroll. Tregoni kujdes: Tregoni kujdes, por mos u përfshini nga paniku. Mbroni veten, familjen tuaj dhe të tjerët nga infektimi dhe nëse keni temperaturë dhe kollë kontaktoni autoritetet e shëndetit për të marrë ndihmën e nevojshme. Jini vigjilent: Përdorni informacionin që keni marrë për të parandaluar marrjen e rre ziqeve të panevojshme që mund t’ju ekspozojnë ndaj virusit. Jini të sjellshëm: Tregoni mirëkuptim dhe jini të sjellshëm me njerëzit e tjerë. Askush nuk dëshiron të inf ektohet, por nëse kjo ndodh, bëhuni mbështetës dhe dashamirës ndaj situatës së një personi tjetër. Të drejtat e secilit duhet të respektohen. Në të njëjtën kohë sigurohuni që të merren të gjitha masat mbrojtëse.