Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka premtuar 100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendeve te tjera te prekura nga COVID, si ndihmë për të parandaluar përhapjen e kësaj pandemie.

Ambasadorja Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Amerika është me Shqipërinë.

  • foto galeri “SHBA kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipërinë si një shtet mik dhe të tjerët, të cilët janë prekur nga koronavirusi.

Kjo bazohet në një ndihmë më të gjerë që ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ta kapërcejmë këtë bashkë – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!”, shkruan ambasadorja Kim.